Migrimi i parregullt nuk ja vlenë – Takim informative ne Obiliq në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave

Obiliq/Kastriot, 1 prill. 2014 - Ministria e Integrimit Evropian në kuadër të fushatës informative për procesin e Liberalizimit të Vizave, sot mbajti takimin e radhës qytetarët e Komunës së Obiliqit me të cilët u diskutua më në detaje procesi dhe kriteret që Kosova duhet përmbushur për Liberalizim të Vizave. Organizimi i këtyre takimeve informative realizohet në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë.

Në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e Liberalizimit të Vizave takimet kanë filluar me komunën e Mitrovicës, për të vazhduar me Komunën e Fushë Kosovës, dhe takimi i sotëm i radhës ishte në Komunën e Obiliqit, duke vazhduar në këtë radhë, takimi informativ i radhës është në komunën e Ferizajt më datën 4 prill, 2014.

Qëllimi i kqtyre takimeve është që t’u ofrohet mundësia qytetarëve të informohen drejtëpërdrejt dhe të komunikojnë me panelistët të cilët janë zyrtarë që drejtëpërdrjetë janë të përfshirë dhe të informuar për detajet rreth procesit të Liberalizimit të Vizave dhe temave përkatëse si migrimi jo i rregullt dhe riintegrimi i përsonave të riatdhesuar.

Në panelin e sotëm për të komunikuar me qytëtarët ishte Besnik Vasolli, Koordinator Teknik për Liberalizim të Vizave, pranë Ministrisë së Integrimit Evropian. 

Z.Vasolli tha se:" Pas marrjes se udherrefyesit, Ministria e Integrimit Evropian ka intensifikuar dukshëm komunikimin me qytetarët dhe që nga viti 2012 ka filluar me fushatën informuese duke përcjellë me aktivitete të ndryshme për tu sensibilizuar me qytetarët. Aktivitete këto që u mundësojnë qytetarëve që për së afërmi të informohen lidhur me tri shtyllat kryesore në të cilat ësahtë fokusuar fushata informuese deri më tani e këto janë; migrimi jo i rregullt, riintegrimi i përsonave të riatdhesuar dhe detyrat dhe përgjegjësitë e çdo qytetari pas liberalizimit të vizave".

Z. Vasolli ju drejtua të pranishmëve duke apeluar që:" të gjithë qytetarët e Kosovës të mos marrin rrezikun e migrimit jo të rregullt dhe së bashku të kontribuojmë në procesin e liberalizimit të vizave. "           

Ndërsa Artan Duraku nga Ministria e Punëve të Brendëshme tha se: "Secili qytetar i Kosovës duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat që rrjedhin nga migrimi jo i rregullt, dhe për këtë më së miri mund të bazohemi nga shëembujt e shteteve në rajon".
 
Më pas ai shtoi se: "Ministria e Punëve të Brendshme ka departament të veçant që mirret me përsonat e riatdhesuar, por ne inkurajojmë të gjitha komunat që të angazhohen në mënyrë maksimale, që keto çështje të decentralizohen, për të lehtësuar procesin". 

Kushtrim Mirena, Zyrtar për integrim Evropian pranë Komunës së Obiliqit tha se:" Zyra për Integrim Evropian në Komunën e Obiliqit bashkëpunom ngusht me të gjitha insititucionet e perfshira në proces, me qëllim të përmbushjes së kritereve rreth këtyre procesve", ai më pas tha se:" Në komunën e Obiliqit, që nga viti 2010 janë riintegruar rreth 55 familje me gjithsejt 185 anëtar." 

Ndërsa nga shoqëria Civile, Mentor Vrajolli tha se: " në bazë të hulumtimeve të bëra lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, Kosova është duke punuar shumë për permbushjen e kritereve të caktuara në udhërrëfyes".dra Kosovare për Studime të Sigurisë z. Mentor Vrajolli.