Migrimi jo i rregullt nuk ja vlen

Migrimi jo i rregullt nuk ja vlen - Turneu me autobus viziton 40 lokacione në gjitha regjionet e Kosovës.

Prishtinë, 10 prill 2014 - Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, ka vazhduar me turneun informativ me autobus për të vizituar 40 lokacione brenda Kosovës, në kuadër të fushatës për procesin e Liberalizimit të Vizave.


Prishtinë, 10 prill 2014 - Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, ka vazhduar me turneun informativ me autobus për të vizituar 40 lokacione brenda Kosovës, në kuadër të fushatës për procesin e Liberalizimit të Vizave.

Qëllimi i këtyre vizitave është sensibilizimi i qytetarëve me pasojat që sjellë rruga e migrimit të parregullt, si financiare ashtu edhe rreziqet fizike që i presin gjatë këtijë procesi. Njëkohësisht, e dëmtojnë edhe zhvillimin e procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën pasiqë vendi ynë konsiderohet si vend i sigurt dhe azili nuk është opsion për shtetet anëtare të zonës shengen, për qytetarët nga Kosova.

Poashtu, pjesë e turneut janë figurat publike të Kosovës si këngëtarë dhe aktorë të mirënjohur, por edhe zyrtarë të përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave të cilën janë në shërbim të qytetarëve për informata të detajuara për migrimin jo të rregullt dhe ndikimin e tij në procesin e liberalizimit të vizave si dhe të informohen rreth mundësive të riintegrimit në shoqërinë Kosovare përsonat që janë riatdhesuar.

Gjatë tri ditëve të para të turneut me autobus janë vizituar regjionet e Podujevës, Obiliqit dhe Ferizajit ku janë vizituar 12 lokacione të ndryshme. Turneu me autobus vazhdon për dy javë.

Interesimi i qytetarëve për këtë turne është jashtëzakonisht i madhë, si në marrjen e informatave për procesin e liberalizimit të vizave apo për migrimin jo të rregullt dhe riintegrimin.

Fushata është cilësuar si atraktive dhe mjaft aktuale duke pasur parasyshë që gati të gjitha komunat e Kosovës ballafaqohen me sfidën e migrimit jo të rregullt dhe riintegrimit të të riadhtesuarve.

Një i riatdhesuar nga komuna e Ferizajt, i rikthyer rishtazi së bashku me famijen e tij, tha: “unë kam migruar në menyrë jo të rregullt dhe jam kthyer me vetëdëshirë sepse jam bindur përsonalisht që kosova ofron më tëper mundësi për të jetuar dhe krijuar, sesa të qëndrosh në mënyrë të parregullt në një shtet të huaj.”

Në anën tjetrë gjatë fushatës është hasuar edhe në qytetar të pakënaqur dhe të revoltuar për gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale të cilët ishin të gatshëm të migrojnë jashtë Kosovës në çfarëdo mënyre në perëndim. Qytetarë të tillë janë informuar për të gjitha pasojat që migrimi jo i rregullt sjell me vete dhe janë pajisur me materiale informuese në mënyrë që ata të vetëdijësohen për rreziqet që dalin nga një hap i tillë.

Fushata do të vazhdoj edhe në ditët në vijim dhe Ministria e Integrimit Evropian është e përkushtuar që gjatë kësaj fushate të takoj dhe bisedoj me sa më shumë qytetarë të rajoneve të ndryshme dhe që në bashkëpunim me komunat përkatëse, ta shtyej këtë fushatë përpara në informimin sa më të mirë dhe gjithëperfshirës lidhur me Procesin e Liberalizimit të Vizave.