Zëvendësministri Ilazi: Kthimi i qytetarëve tashmë ka filluar

 
Zëvendësministri Ilazi: Kthimi i qytetarëve tashmë ka filluar

Viti, 19 shkurt 2015 - Zëvendësministri për Integrim Evropian, Ramadan Ilazi ka qëndruar sot për vizitë në komunën e Vitisë. Me këtë rast ai është takuar me kreun e Komunës, z. Sokol Haliti si dhe ka zhvilluar disa takime me të rinjtë e qytetit të Vitisë, ku  kanë bashkëbiseduar lidhur me valën e emigrimeve dhe procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministri Ilazi ju bëri thirrje qytetarëve të Vitisë që të mos bien preh e mashtruesve dhe të marrin rrugën e migrimit jo të rregullt, duke theksuar se kthimi i qytetarëve tash më ka filluar. Ai poashtu ju bëri thirrje qytetarëve të kësaj ane që të bashkëpunojnë në të mirën e përbashkët të forcimit të funksionimit të shtetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Zëvendësministri Ilazi i shoqëruar nga Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë znj. Kaltrina Sylejmani kanë vizituar nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” si dhe morën pjesë në debatin me të rinjtë e Komunës, organizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal ku bashkëbiseduan me nxënësit për procesin e  integrimit evropian si dhe për migrimin jo të rregullt.