Menaxhimi i Kufirit Administrativ

Në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të harmonizojë me acquis të BE-së11 dhe të zbatojë legjislacionin mbi menaxhimin e integruar të kufirit/kufirit administrativ (MIK), përfshirë dispozitat e reja ligjore lidhur me bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet autoriteteve kompetente të përfshira në MIK;
  • Të zbatojë marrëveshjet ekzistuese bilaterale në fushën e menaxhimit të kufirit/kufirit administrativ, dhe nëse është e nevojshme, të nënshkruaj marrëveshje të reja për menaxhimin e kufirit/kufirit administrativ;
  • Të zbatojë në mënyrë të koordinuar me palën tjetër, Protokollin Teknik për zbatimin e konkluzioneve të arritura për MIK të dialogut të 2 dhjetorit 2011;
  • Të bëjë përpjekje për përfundimin e demarkacionit të kufirit/kufirit administrativ me Malin e Zi, në mënyrë të koordinuar me palën tjetër;
  • Të miratojë dhe zbatojë strategjinë e re për MIK dhe planin e veprimit;12
  • Të përmirësojë kontrollin e kufirit/kufirit administrativ (ndalimet dhe vëzhgimet) në dhe ndërmjet pikave të kalimit të kufirit/kufirit administrativ, me theks të veçantë nëpërmes rritjes së analizës së rreziqeve dhe inteligjencës kriminale, për të siguruar kontrollin e një personi, veturave dhe mallrave që kalojnë kufirin/kufirin administrativ dhe vëzhgim efektiv ndërmjet të gjitha pikave kufitare/kufirit administrativ;
  • Aty ku është e mundshme, të ndërtohen pika të përbashkëta të kalimit të kufirit/kufirit administrativ për kontroll dhe vëzhgim të koordinuar të personave, veturave dhe mallrave që kalojnë kufirin/kufirin administrativ, përfshirë përmes njësive statike dhe mobile dhe operacioneve të koordinuara të monitorimit dhe patrullimit;
  • Të rritet parandalimi, zbulimi dhe hetimi i krimeve të rënda ndërkufitare, posaçërisht trafikimi i qenieve njerëzore, lehtësimi i migracionit të parregullt, trafikimi i narkotikëve dhe prekursorëve, trafikimit i armëve dhe krimeve të kryera nga grupe endacake kriminale, përmes shkëmbimit të informacioneve të nevojshme strategjike dhe operative dhe inteligjencës kriminale me autoritetet kompetente të zbatimit të ligjit të shteteve anëtare dhe vendeve të treta, në pajtim me rregullat vendore të mbrojtjes së të dhënave dhe përmes kanaleve përkatëse;
  • Të fuqizohen kapacitetet e qendrës koordinuese vendore për koordinimin e bashkëpunimit operacional ndërmjet autoriteteve vendore të përfshira në MIK, duke përfshirë vëzhgimin e kufirit;
  • Në bazë të dispozitave të reja ligjore, të shtojë bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet të gjitha autoriteteve kompetente të përfshira në MIK dhe të fuqizojë kapacitetet e tyre për kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë efektive dhe të pavarur;
  • Në pajtim me rregullat vendore për mbrojtjen e të dhënave personale, të përmirësojë qasjen e të gjitha autoriteteve kompetente të përfshira në MIK në sistemin ekzistues të menaxhimit të kufirit/kufirit administrativ dhe të dhënat e proceduara nga qendrat nacionale koordinuese;
  • Të mbajë e programe trajnuese në fushën e kundër korrupsionit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe të vendosë një kod të etikës për zyrtarët e përfshirë në MIK;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme lidhur me masat e kontrollit të kufirit/kufirit administrativ, duke përfshirë numrin e koordinuar të monitorimit dhe operacioneve patrulluese, tek autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian dhe EULEX-it;
  • Të hulumtojë modalitetet e bashkëpunimit me FRONTEX.