Menaxhimi i migracionit

Kosova duhet të përmbushë këto kushte:

  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për migracionin legal në pajtueshmëri me acquis e BE-së;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin mbi migracionin e parregullt në pajtueshmëri me acquis të BE-së;
  • Të zbatojë strategjinë dhe planin e veprimit për migracion; të bëjë rishikimin e këtyre dokumenteve, nëse është e nevojshme të sigurohet veprim efektiv; dhe të caktohen tregues të qartë për matjen e performancës në këtë fushë;
  • Të zhvillojë bazën e të dhënave për migracion dhe të sigurojë qasje për të gjitha autoritetet e përfshira në menaxhimin e migracionit, në pajtim me rregullat vendore të mbrojtjes së të dhënave;
  • Të krijojë dhe aplikojë një mekanizëm për monitorimin e lëvizjeve së migracionit; të përcaktojë një profil të rregullt-të përditësuar të migracionit për Kosovën, me të dhëna lidhur me migracionin legal dhe të parregullt; dhe, të krijojë një autoritet publik përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave mbi ofrimin dhe lëvizjet e migracionit;
  • Të definojë dhe aplikojë një metodologji për zbulime brenda vendit dhe përmirësoj kapacitetet e autoriteteve kompetente në parandalimin, zbulimin dhe hetimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe lehtësimin e migracionit të parregullt;
  • Të vendosë një procedurë të përshtatshme për dëbimin dhe largimin efektiv nga Kosova të shtetasve të vendeve të treta me qëndrim ilegal;
  • Të mbaj programeve trajnuese lidhur me kundër-korrupsionin dhe të vendos një kod të etikës për zyrtarët e përfshirë në politikat e migracionit; - Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme për ofrimin dhe lëvizjet e migracionit legal dhe të parregullt te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it;
  • Të shqyrtojë mënyrat e bashkëpunimit me iniciativat rajonale për migracionin, azilin dhe refugjatët.