Ripranimi dhe Riintegrimi

Kushtet lidhur me ripranimin dhe riintegrimin

Ripranimi
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të vazhdojë zbatimin e legjislacionit vendor për fushën e ripranimit;
  • Të vazhdojë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese për ripranim dhe, sipas nevojës, të nënshkruajë marrëveshje të reja për ripranim;
  • Të sigurojë procedura të shpejta dhe efektive për identifikimin dhe kthimin e qytetarëve të Kosovës, shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi të cilët nuk i plotësojnë, ose nuk i plotësojnë tash e tutje kushtet për hyrje, prezencë, ose qëndrim në territoret e një nga shteteve anëtare dhe të lehtësojë kalimin/transitin e personave në frymë të bashkëpunimit;
  • Të sigurojë që procedurat e ripranimit, të kryera përmes kanaleve përkatëse, funksionojnë në lidhje me të gjitha shtetet anëtare;
  • Të fuqizojë kapacitetet e autoriteteve kompetente për procedimin e aplikacioneve për ripranim dhe të ulet numri i kërkesave të pazgjidhura për ripranim;
  • Të sigurojë që aplikacionet për ripranim të procedohen në pajtim me rregullatvendore për mbrojtje të të dhënave;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme për ripranim tek autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian dhe EULEX-it.

Riintegrimi
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të miratojë dhe zbatojë masat për përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të autoriteteve kompetente për riintegrim, procedurat për aplikim dhe vendimmarrje dhe të drejtat dhe obligimet e përfituesve në kuadër të programit të riintegrimit;
  • Të zbatojë strategjinë dhe planin e veprimit për riintegrim, me theks të veçantë mbi raportimin dhe monitorimin, disbursimin dhe decentralizimin e Fondit të Riintegrimit; dhe shtimin e qasjes së të kthyerve, posaçërisht atyre nga minoritetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në punësim, trajnime profesionale dhe edukim.
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme për riintegrimin e të kthyerve, te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian dhe EULEX-it.