Siguria dhe Rendi Publik

Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit

Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, duke përfshirë shpëlarjen e parave, dhe krimit financiar, konfiskimin dhe kthimin e aseteve, si dhe financimin e terrorizmit, në pajtim me acquis të BE-së,duke siguruar se ndryshimet në këtë legjislacion po ashtu janë reflektuar në kodin penal;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimin të qenieve njerëzore, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve, në pajtim me acquis të BE-së; të sigurojë hetimin dhe ndjekjen proaktive e trafikimit me qenie njerëzore, duke përfshirë dënimet bindëse për individët që janë shpallur fajtorë në këtë krim serioz; të shtojë efikasitetin e identifikimit të viktimave;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimit më narkotikë dhe prekursorë, në pajtueshmëri me acquis të BE-së; të sigurojë hetimin dhe ndjekjen proaktive të këtyre krimeve;
  • Të zbatojë strategjitë dhe planet e veprimit për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me droga dhe prekursorë, kundër terrorizmit, parandalimit të krimit dhe trafikimit me armë; të rishikojë këto dokumente, nëse është e nevojshme të përcaktojë veprime efektive; dhe të vendos tregues të qartë për matjen e performancës në këto fusha;
  • Të realizojë hetime proaktive të pasurisë së pazakonshme/të dyshimtë; të vendos një sistem të mirë kundër shpëlarjes së parave; dhe të zhvillojë dhe zbatojë një sistem solid për konfiskimin dhe menaxhimin e aseteve;
  • Të fuqizojë kapacitetet e policisë dhe njësisë përgjegjëse për inteligjencë financiare për të kryer në mënyrë efektive dhe të pavarur hetime komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpëlarjen e parave dhe krimeve ekonomike dhe financiare;
  • Të fuqizojë kapacitetet e policisë për zbulim dhe hetim, prokurorëve për ndjekje dhe gjyqtarëve për gjykim, në mënyrë të pavarur, të rasteve komplekse të krimit të organizuar, korrupsionit, krimit ekonomik dhe financiar dhe terrorizmit; të zhvillojë historik/regjistër të hetimeve dhe aktgjykimeve finale të gjykatave lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përfshirë trafikimin me narkotikë, trafikimin me qenie njerëzore dhe shpëlarje të parave;
  • Të përmirësojë koordinimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave dhe inteligjencës kriminale ndërmjet autoriteteve për zbatim të ligjit dhe atyre gjyqësore, posaçërisht policisë dhe prokurorisë, për të përmirësuar arritjet e Kosovës në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve ekonomike dhe financiare, dhe terrorizmit;
  • Të zbatojë legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të fuqizojë kapacitetet policisë për krijimin dhe funksionalizimin e programit për mbrojtje të dëshmitarëve;
  • Të zhvillojë një bazë të qëndrueshme të të dhënave për regjistrin e veprave penale, përfshirë në baza të asistencës reciproke ligjore për çështje penale;
  • Të garantojë zbatim efektiv dhe efikas të vendimeve të gjykatave;
  • Të vendos mekanizma efektivë për parandalimin e korrupsionit dhe për identifikimin dhe përcjelljen e rrezikut për korrupsion, duke përfshirë vlerësimet e rreziqeve në sektor më të ndjeshëm; të garantohet transparenca, integriteti dhe llogaridhënia e zyrtarëve të administratës publike dhe zyrtarëve të zgjedhur, zbulimin dhe heqjen e konflikteve të interesit, verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publik dhe transparencën e financimit të partive politike;
  • Të shtojë efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
  • Të mbaj programe trajnuese për kundër korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të vendoset një kod i etikës për zyrtarët publik të përfshirë në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it

Bashkëpunimi në zbatimin e ligjit
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të zbatojë marrëveshjet ekzistuese për bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit, dhe ku është e mundshme të nënshkruaj marrëveshje të reja;
  • Aty ku është e mundshme, të vendos zyrtarë ndërlidhës për zbatim të ligjit në shtetet anëtare dhe vende të treta;
  • Të rris nivelin e parandalimit, zbulimit dhe hetimit të krimeve të rënda ndërkufitare, me theks të veçantë të trafikimit me qenie njerëzore, lehtësimit të migracionit të parregullt, trafikimit me narkotikë dhe prekursorë, trafikimin me armë dhe krime të kryera nga grupe endacake kriminale, nëpërmes shkëmbimit me autoritetet kompetente të sundimit të ligjit të shteteve anëtare dhe vendeve të treta, në pajtueshmëri me rregullat vendore të mbrojtjes së të dhënave dhe nëpërmes kanaleve përkatëse, informatave të nevojshme strategjike dhe operative, dhe inteligjencës kriminale;
  • Të vendos një aranzhim me EULEX-in për shkëmbim të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të informatave strategjike dhe operative dhe inteligjencë kriminale të nevojshme për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimeve të rënda; të zbatojë marrëveshjet ekzistuese me EULEX-in lidhur me shkëmbimin e të dhënave për çështje tatimore dhe doganore;
  • Të garantojë se shkëmbimi i informatave për zbatim të ligjit, i kryer nëpërmes kanaleve përkatëse, funksionon në lidhje më te gjitha shtetet anëtare;
  • Të shtojë bashkëpunimi operacional me autoritetet e sundimit të ligjit të shteteve anëtare dhe vendeve të treta, me theks të veçantë me anë të realizimit të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta;
  • Të përmirësojë kapacitetet hetuese të udhëhequra nga inteligjenca, të autoriteteve për sundim të ligjit për hetimin e krimeve të rënda ndërkufitare/kufirit administrativ;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme lidhur me shkëmbimin e informatave në fushën e zbatimit të ligjit, hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it;
  • Të shqyrtojë mundësitë për bashkëpunim me EUROPOL
  • Të shqyrtojë mënyrat e bashkëpunimit me EMCDDA;
  • Të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit me iniciativat rajonale për bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit.

Bashkëpunimi gjyqësor për çështje penale
Kosova duhet t’i përmbushë këto kushte:

  • Të zbatojë legjislacionin ekzistues për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale;
  • Të zbatojë marrëveshjet ekzistuese për bashkëpunim në çështje penale dhe ku është e mundshme të nënshkruaj marrëveshje të reja;
  • Të miratojë dhe zbatojë masa që kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit, efektivitetit dhe pavarësisë së bashkëpunimit gjyqësor në çështje penale me shtetet anëtare dhe vendet e treta;
  • Të zbatojë marrëveshjen teknike me EULEX-in për ndihmë juridike reciproke;
  • Të sigurojë se bashkëpunimi gjyqësor për çështje penale, i realizuar nëpërmes kanaleve përkatëse, funksionon në lidhje me të gjitha shtetet anëtare;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme për rastet e bashkëpunimit juridik në çështje penale te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it;
  • Të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit me EUROJUST.

Mbrojtja e të dhënave
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të harmonizojë me acquis të BE-së19 dhe të zbatojë legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Të garantojë pavarësinë dhe të fuqizojë kapacitetet e autoritetit për mbrojtjen e të dhënave;
  • Të mbaj programe trajnuese lidhur me kundër korrupsionin dhe të vendos një kod të etikës për zyrtarët e autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale.