Bashkëpunimi në Zbatimin e Ligjit

Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të zbatojë marrëveshjet ekzistuese për bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit, dhe ku është e mundshme të nënshkruaj marrëveshje të reja;
    Aty ku është e mundshme, të vendos zyrtarë ndërlidhës për zbatim të ligjit në shtetet anëtare dhe vende të treta;
  • Të rris nivelin e parandalimit, zbulimit dhe hetimit të krimeve të rënda ndërkufitare, me theks të veçantë të trafikimit me qenie njerëzore, lehtësimit të migracionit të parregullt, trafikimit me narkotikë dhe prekursorë, trafikimin me armë dhe krime të kryera nga grupe endacake kriminale, nëpërmes shkëmbimit me autoritetet kompetente të sundimit të ligjit të shteteve anëtare dhe vendeve të treta, në pajtueshmëri me rregullat vendore të mbrojtjes së të dhënave dhe nëpërmes kanaleve përkatëse, informatave të nevojshme strategjike dhe operative, dhe inteligjencës kriminale;
  • Të vendos një aranzhim me EULEX-in për shkëmbim të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të informatave strategjike dhe operative dhe inteligjencë kriminale të nevojshme për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimeve të rënda; të zbatojë marrëveshjet ekzistuese me EULEX-in lidhur me shkëmbimin e të dhënave për çështje tatimore dhe doganore;
  • Të garantojë se shkëmbimi i informatave për zbatim të ligjit, i kryer nëpërmes kanaleve përkatëse, funksionon në lidhje më te gjitha shtetet anëtare;
  • Të shtojë bashkëpunimi operacional me autoritetet e sundimit të ligjit të shteteve anëtare dhe vendeve të treta, me theks të veçantë me anë të realizimit të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta;
  • Të përmirësojë kapacitetet hetuese të udhëhequra nga inteligjenca, të autoriteteve për sundim të ligjit për hetimin e krimeve të rënda ndërkufitare/kufirit administrativ;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme lidhur me shkëmbimin e informatave në fushën e zbatimit të ligjit, hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it;
  • Të shqyrtojë mundësitë për bashkëpunim me EUROPOL
  • Të shqyrtojë mënyrat e bashkëpunimit me EMCDDA;
  • Të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit me iniciativat rajonale për bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit.