Luftimi i Krimit të Organizuar

Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit

Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, duke përfshirë shpëlarjen e parave, dhe krimit financiar, konfiskimin dhe kthimin e aseteve, si dhe financimin e terrorizmit, në pajtim me acquis të BE-së,duke siguruar se ndryshimet në këtë legjislacion po ashtu janë reflektuar në kodin penal;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimin të qenieve njerëzore, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve, në pajtim me acquis të BE-së; të sigurojë hetimin dhe ndjekjen proaktive e trafikimit me qenie njerëzore, duke përfshirë dënimet bindëse për individët që janë shpallur fajtorë në këtë krim serioz; të shtojë efikasitetin e identifikimit të viktimave;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimit më narkotikë dhe prekursorë, në pajtueshmëri me acquis të BE-së; të sigurojë hetimin dhe ndjekjen proaktive të këtyre krimeve;
  • Të zbatojë strategjitë dhe planet e veprimit për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me droga dhe prekursorë, kundër terrorizmit, parandalimit të krimit dhe trafikimit me armë; të rishikojë këto dokumente, nëse është e nevojshme të përcaktojë veprime efektive; dhe të vendos tregues të qartë për matjen e performancës në këto fusha;
  • Të realizojë hetime proaktive të pasurisë së pazakonshme/të dyshimtë; të vendos një sistem të mirë kundër shpëlarjes së parave; dhe të zhvillojë dhe zbatojë një sistem solid për konfiskimin dhe menaxhimin e aseteve;
  • Të fuqizojë kapacitetet e policisë dhe njësisë përgjegjëse për inteligjencë financiare për të kryer në mënyrë efektive dhe të pavarur hetime komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpëlarjen e parave dhe krimeve ekonomike dhe financiare;
  • Të fuqizojë kapacitetet e policisë për zbulim dhe hetim, prokurorëve për ndjekje dhe gjyqtarëve për gjykim, në mënyrë të pavarur, të rasteve komplekse të krimit të organizuar, korrupsionit, krimit ekonomik dhe financiar dhe terrorizmit; të zhvillojë historik/regjistër të hetimeve dhe aktgjykimeve finale të gjykatave lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përfshirë trafikimin me narkotikë, trafikimin me qenie njerëzore dhe shpëlarje të parave;
  • Të përmirësojë koordinimin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave dhe inteligjencës kriminale ndërmjet autoriteteve për zbatim të ligjit dhe atyre gjyqësore, posaçërisht policisë dhe prokurorisë, për të përmirësuar arritjet e Kosovës në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve ekonomike dhe financiare, dhe terrorizmit;
  • Të zbatojë legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të fuqizojë kapacitetet policisë për krijimin dhe funksionalizimin e programit për mbrojtje të dëshmitarëve;
  • Të zhvillojë një bazë të qëndrueshme të të dhënave për regjistrin e veprave penale, përfshirë në baza të asistencës reciproke ligjore për çështje penale;
  • Të garantojë zbatim efektiv dhe efikas të vendimeve të gjykatave;
  • Të vendos mekanizma efektivë për parandalimin e korrupsionit dhe për identifikimin dhe përcjelljen e rrezikut për korrupsion, duke përfshirë vlerësimet e rreziqeve në sektor më të ndjeshëm; të garantohet transparenca, integriteti dhe llogaridhënia e zyrtarëve të administratës publike dhe zyrtarëve të zgjedhur, zbulimin dhe heqjen e konflikteve të interesit, verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publik dhe transparencën e financimit të partive politike;
  • Të shtojë efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
  • Të mbaj programe trajnuese për kundër korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të vendoset një kod i etikës për zyrtarët publik të përfshirë në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit te autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it