Siguria e Dokumentacionit

Dokumentet personale të udhëtimit, letërnjoftimet dhe dokumentet sekondare

Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të lëshojë dokumente personale biometrike të udhëtimit të lexueshme nga makina (kompjuteri) në pajtueshmëri me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ONAC) dhe standardet e BE-së për shenjat e sigurisë dhe të dhënat biometrike në dokumentet e udhëtimit10 dhe të bëhen përpjekje për të gjetur mënyra të mundshme të bashkëpunimit, nëpërmes kanaleve përkatëse, me platformën e njohur si Public Key Infrastructure të ONAC-ut, ;
  • Të miratojë dhe zbatojë masa për garantimin e integritetit dhe sigurisë të procesit të gjendjes civile dhe regjistrimit civil, duke përfshirë edhe integrimin dhe lidhjen e bazave të të dhënave përkatëse dhe verifikimin e të dhënave të skanuara kundrejt bazës së të dhënave të gjendjes civile, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndryshimit të të dhënave personale themelore të individëve;
  • Të miratojë dhe zbatojë masa që garantojnë integritetin dhe sigurinë e procesit të aplikimit për dokumente, lëshimit dhe shpërndarjes, posaçërisht sa i përket dokumenteve personale të udhëtimit dhe letërnjoftimit, duke përfshirë letërnjoftimet biometrike;
  • Të miratojë dhe zbatojë masa që garantojnë integritetin dhe sigurinë e dokumenteve sekondare, posaçërisht certifikatave të gjendjes civile, dhe letërnjoftimeve, duke përfshirë letërnjoftimet biometrike; përcaktimi dhe zbatimi i procedurave strikte për lëshimin e tyre;
  • Të raportojë nëpërmes kanaleve përkatëse në bazën e të dhënave të Interpolit LASP, lidhur me dokumentet personale të udhëtimit të vjedhura ose të humbura;
  • Të fuqizojë kapacitetet e agjencisë së regjistrimit civil për kryerjen e detyrave të saj;
  • Të mbajë programe trajnuese lidhur me kundër korrupsionin dhe vendosjen e një kodi të etikës për zyrtarët e përfshirë në procesin e regjistrimit civil, aplikimit për dokumente dhe shpërndarjes;
  • Të hartojë dhe komunikojë me kohë statistika të hollësishme mbi numrin e lëshuar të dokumenteve personale të udhëtimit dhe letërnjoftimeve, përfshirë letërnjoftimet tek autoritetet kompetente të shteteve anëtare, Komisionit Evropian, dhe EULEX-it.