Të Drejtat Themelore

Të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes

Liria e lëvizjes
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të sigurojë që liria e lëvizjes e qytetarëve të Kosovës nuk i nënshtrohet kufizimeve të paarsyeshme, duke përfshirë edhe masat e natyrës diskriminuese, të bazuar në çfarëdo baze si gjinia, raca, ngjyra, etnia ose origjina sociale, tipare gjenetike, gjuha, besimi ose religjioni, mendimi politik ose ndonjë mendim tjetër, përkatësia e një grupi minoritar, lindja, aftësitë e kufizuara, mosha ose orientimi seksual.

Kushtet dhe procedurat për lëshimin e dokumenteve identifikuese
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të sigurojë se të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë femrat, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, personat që i përkasin një minoriteti dhe individëve të cenueshëm kanë qasje të plotë dhe efektive në dokumentet personale të udhëtimit dhe identifikuese, përfshirë regjistrimin civil.
  • Të sigurojë qasje të plotë dhe efektive në dokumente personale të udhëtimit dhe dokumente identifikuese për personat e zhvendosur, refugjatët dhe të kthyerit.

Të drejtat e njeriut dhe respekti dhe mbrojtja e minoriteteve
Kosova duhet t’i përmbush këto kushte:

  • Të sigurojë se të gjitha dispozitat vendore për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve respektohen plotësisht;
  • Të miratojë dhe zbatojë legjislacionin që përcakton mbrojtje efektive kundër diskriminimit;
  • Të sigurojë se legjislacioni relevant për përcaktimin e kushteve dhe rrethanave të marrjes së shtetësisë së Kosovës zbatohet në mënyrë të kënaqshme;
  • Të sigurojë që incidentet e motivuara etnikisht të kryera në fushën e lëvizjes së lirë, duke përfshirë ato incidente që kanë për qëllim persona me përkatësi nga minoritetet, do të hetohen plotësisht;
  • Të miratojë dhe zbatojë masat drejt shtimit të integrimit efektiv të personave që i takojnë minoritetit serb, rom, ashkali, egjiptas, boshnjak, turk, dhe goran të Kosovës.